Australia vijon prej disa javësh tashmë betejën me flakët ndërsa kjo e hënë ka shënuar rekorde temperaturash. Situata paraqitet e veshtire në Sidnej dhe Uellsin e ri jugor.

Skuadrat e zjarrfikësve po perpiqen te vene nen kontroll rreth 100 vatra të reja zjarri. Të paktën 20 shtëpi janë shkatërruar dhe mbi 400,000 hektarë pyje janë djegur. Nga muaji shtator, 6 persona kanë humbur jetën ndersa ndotja si pasoje e tymit rrezikon jetën e miliona njerëzve.

Ndotja ajrit në Sidnej është më alarmanyte se në Pekin dhe New Delhi.

Më shumë se 20 organizata mjekësh, veçanërisht “Royal Australasian College of Physicians”, që numëron 25 000 mjekë dhe stazhierë, publikuan një komunikatë të përbashkët duke i kërkuar qeverisë të luftojë kundër kësaj ndotje toksike.

Sipas tyre, ndotja e ajrit në Uellsin e Ri Jugor është një urgjencë shëndetësore publike pasi eshte 11 here me e larte.

Numri i personave që kanë shkuar në urgjencë për probleme me frymëmarrjen vetëm javën e shkuar, është rritur me 48%.  Emetimet e gazit me efekt serrë janë kthyer në shqetësimin kryesor ndërsa beteja me flakët pritet të vështirësohet gjatë ditëve në vijim për shkak të temperaturave të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *