Padyshim që energjia e Aurelës është thuajse e pashtershme dhe këtë gjë e tregon jo vetëm në daljet publike, por edhe në familje.

 

 

 

Këngëtarja ka rrëfyer për disa incidente të vogla, më saktë thashetheme lidhur me martesën e saj me Skerdin. Duke qenë se ai është 2 vite më i vogël se Aurela, shpeshherë njerëzit pyesnin si është e mundur që ata janë martuar, madje edhe aludonin se mes tyre ishte Aurela që mbante pantallonat e lidhjes. Aurela e ka marrë me të qeshur gjithë këtë dhe ka treguar që ka qenë vjehrra e saj garipe që u ka mbyllur gojën të gjithëve.

 

 

”Vjehrra ishte në parukeri kur dëgjoi dy gra të thonin si ka lejuar mamaja e Skerdit të birin të martohej me një grua më të madhe në moshë. Kaq ka mjaftuar që ajo të reagojë dhe t’u mbyllë gojën.”, -tha Aurela.  Gjithashtu ajo ka habitur kur ka folur për karakterin e bashkëshortit. “Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion”, – tha Gaçe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *