Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër artistët e shumtë që janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti tragjik me 51 viktima.

 

Artista herë pas herë në profilet e saj sociale ka postuar thirrje nga qytetarë të ndryshëm të cilët kërkonin ndihmë.

 

Postimi i parë i Aurelës ishte: “Ja çfare jemi. Në një moment mund të shuhemi sikur nuk ishim. Prandaj, të lutemi për më të mirën . Lutemi për ata njerëz që gjenden nën rrenoja”.

 

Këngëtarja është bërë këto ditë bashkë me dhimbjen që kanë përjetuar shumë familje që humbën të afërmit dhe të tjerët të cilën kanë ngelur të pastrehë.

 

Ajo ka postuar pa pushim thirrjet e njerëzve në nevojë si dhe ata që i kanë shkruar për të ofruar ndihmë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *