Subscribe

Prokuroria e Krimeve te Renda është ne pritje te ekspertizës nga laboratori i huaj per te zbardhur te vërteten e audio përgjimit, te cilin opozita e konsideron si provën qe vërteton se vëllai i ministrit te brendshëm drejton trafikun e drogës.

 

Por hetuesve u kane lindur dyshime mbi vertetesine pas deklarimeve te gazetarit Jetmir Olldashi. Ky i fundit edhe gjate dëshmisë te Krimet e Renda, por edhe ne intervistat e dhëna ne media u shpreh se i takonte Partisë Demokratike te vërtetonte autenticitetin e audio përgjimit, pasi vete nuk kishte qene prezent kur dëshmitari X Albert Veliu, kishte regjistruar bisedën me personin qe pretendohet te jete Agron Xhafaj.

 

Madje edhe per intervistën me Albert Veliun qe u publikua nga opozita, gazetari Jetmir Olldashi deklaroi se ishte njoftuar nga Partia Demokratike me urgjence per ta realizuar atë.

 

Ndërkohe burimet e organit te akuzës konfirmojnë se dëshmia e tre zyrtareve te Partisë Demokratike nje dite me pare, nuk ka sjelle ndonjë prove te re qe mund te ndihmoje hetimet. Deputetet Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj si dhe eksperti ligjor i kane qëndruar te njëjtit version ashtu si ne deklarimet e tyre publike te bëra nga selia blu.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *