Audio përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike është dërguar per nje ekspertize te thelluar ne nje nga laboratorët me te mire shkencore ne Itali. Burime nga organi i akuzës bene te ditur se është nisur nje letër porosi per autoritetet e vendit fqinj, per t’i hapur rruge zbardhjes se te vërtetës mbi audio përgjimin.

 

Opozita pretendon se dëshmitari X ka regjistruar nje bisede me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj. Ne ketë bisede sipas vete dëshmitarit Albert Veliu, është folur per sigurimin e nje sasie hashashi dhe trafikimin e saj drejt Italisë. Por kryeministri Rama përkundër këtyre pretendimeve ka deklaruar se audio-përgjimi eshte nje histori banale qe po shërben si skenar i opozitës per destabilizimin e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *