Subscribe

Zbulohen detaje të reja në lidhje me shpërthimin e automjetit ku mbeti i plagosur rëndë , Preng Gjini.

Sipas policisë, deri më tani janë 6 persona të shoqëruar për atentatin e me minë të telekomanduar. Ata janë nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni.

Pak minuta para se të ndodhte ngjarja, Gjini ka ndërruar automjetin e tij me atë të nipit. Sipas dëshmisë së këtij te fundit, Fatjon Dauti, mësohet se Gjini ka kërkuar që të ndërrojë automjetin tip Fuoristradë me makinën e tij pasi nuk kishte karburant.

10 minuta më pas, automjeti ku po udhëtonte Gjini, një Benz A Class, ka shpërthyer.

Pamjet e atentatit janë fiksuar nga tre kamera sigurie të bashkisë së Tiranës, dy prej të cilave në kënde të ndryshme filmimi, të cilat janë sekuestruar nga policia.

 

Ndërkohë, Preng Gjini i është nënshtruar disa ndërhyrjeve për shkak të plagëve të rënda.

 

DRITAN ÇELA

SHEF I KIRURGJISE, SPITALI I TRAUMES

 

“Gjendja e pacientit që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”.

 

Pista kryesore ku po heton policia janë konfliktet e hershme mes familjes Gjini dhe Reçi. Pas vrasjes së vëllait të tij, Armando Gjini, 51-vjeçari kishte bërë dokumentat për të ikur në Amerikë, aty ku ndodhet bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Preng Gjini ka qenë i shoqëruar për vrasjen e Kastriot Reçit, që u ekzekutua me snajper në 27 janar të këtij viti. Ai u mor në pyetje për mbi 15 orë.

Konflikti mes dy familjeve ka shkaktuar 5 viktima gjatë 4 vite të fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *