Subscribe

Një 62 vjeçar është  ekzekutuar në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa ishte duke shëtitur me djalin e tij.

 

Viktima është identifikuar si Haxhi Baçinozi i cili është qëlluar pasditen e kësaj të shtune disa here me pistoletë nga një person që i kishte zënë prite.

 

62 vjeçari u transportua menjëher në spital, por nuk mundi ti mbijetoje plagve të marra duke ndërruar jete disa minuta me vone.

 

Autori i vrasjes tashmë i identifikuar dhe shpallur në kërkim  nga policia dyshohet se është ndihmuar nga një person tjetër për tu larguar nga vendngjarja me një motorr në drejtim të zonës së Saukut.

 

Një grup i posaçëm hetimor nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ku pista kryesore mbetet një konflikt i hershëm. Po ashtu në pyetje është marrë edhe djali i 62 vjecarit i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes.

 

Haxhi Baçinozi me origjine nga Fieri rezulton ish i perndjekur politik i dënuar 2 herë në kohen e komunizmit për agjetacion propagande.

 

Autori vrasjes mendohet se ka studiuar me pare levizjet e viktimes ndersa ngjarja shkaktoi panik tek qytetaret per shkak te frekuentimit te shumte te kodrave te liqenit artificial ne nje dite fundiave si kjo e shtune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *