Subscribe

Redjan Rraja ka ankimuar në Apel masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda.

 

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, së bashku me Landi Muharremin, ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

 

Ankimimi është paraqitur nga avokati i 34 vjeçarit, i cili kërkon lirinë me argumentin se është I pafajshëm.

 

Në makinën që autorët braktisën pas atentatit të cilin autorët nk mundën ta digjinin, uniformat blu krahas provave të tjera gjetën dhe një palë syze mbi të cilat pati gjurmë gishtërinjsh që korrespondojnë me ato të Redjan Rrajës.

 

Gjurmë që nuk janë pranuar nga ana e Redjan Rrajës, I cili ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *