Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Shkodër. Autori Gilaj ka qenë i armatosur me dy armë, një scorpions dhe një pistoletë, si dhe të veshur ka pasur antiplumb.
Ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar duke i ndjekur viktimat. Më pas ka dalë jashtë nga dera e dytë e lokalit, në një rrugicë pas bashkisë së Shkodrës, ku me armë në duar ka ecur për disa metra dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur automjetin me të cilin është larguar.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë rrugës në ikje, ai është përplasur me dy automjete, e pasi ka mbërritur në lagjen Skenderbeg, ka braktisur mjetin dhe në këmbë ka tentuar të largohet nga lumi Kir.
Policia përmes forcave Shqiponja, ka arritur ta ndalojë dhe vërë në pranga, duke i sekuestruar dhe armët.
/vizionplus.tv







