Një 26 vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur rëndë shoku I tij, pas njjë atentati të ndodhur këtë të premte  në Elbasan.

 

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi 26-vjeç dhe u plagos dhe Ardit Uruçi, 23 vjeç, ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Të rinjtë ne momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tyre kanë qenë në një automjet.

 

Sipas uniformave blub ëhet me dije se 26 vjeçari oër shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

Ndërkohë, blutë kanë ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *