Dy persona janë qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr.14 në Durrës.

 

Viktimat identifikohen si Anxhelo Avdia dhe shtetasi me iniciale D.Sh., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat e automjetit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

 

Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë dhe Fier, si dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për grumbullimin e provave të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *