Policia e Shkodrës ndaloi autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e hënë në fshatin Vukatanë ku u qellua me armë drejt një të afërmi të deputetit socialist Luan Harusha.

Në pranga ra shtetasi Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër.

Ky i fundit madje ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Dyshohet se të hënën në orën 12:30, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi Fatjon Hrusha, 30 vjeç, banues në Dobraç.

Ende nuk dihet arsyja që ka mund të ketë cuar drejt kryerjes se këtij atentati që fatmirësisht dështoi.

Mjeti i drejtuar nga Fatjon Harusha u qëllua nga një motor, por vetë 30 vjecari devijoi me shpejtësi makinën duke i shpëtuar plumbave. Vetë Harusha deklaroi në polici një ditë më parë se nuk kishte asnjë ide se përse ishte sulmuar pasi ai nuk ka konflikte me askënd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *