Vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni apo janë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksander Lahos dhe shoferit Andi Maloku.
Sipas burimeve një person i dyshuar është shoqeruar nga policia, ndërsa disa të tjerë janë marrë në pyetje. Hetuesit po ashtu janë në pritje të ekspetizës balistike të armëve që u gjetën në një mjet të braktisur ne fshatin Skafane te Ishmit, për të parë nëse janë përdorur ne atentatin e se premtes.
Ndërkohë edhe nga provat e tjera të gjetura në mjet pritet te dalin profile ADN-je, qe cilesohen vendimtare per zbulimin e autoreve.
Prokuroret Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj ende nuk kane dale ne konkluzionin nese shenjester e sulmit ka qene Arjan Ndoja apo Aleksander Laho.
Vet prokurori i Durrësit qe perdorte mjetin “benz” ka deklaruar se nuk beson se ka qene ai shenjester e sulmit por hetuesit dyshojne se autoret kane patur informacion te detajuar mbi levizjet e tij. Nga verifikimet, rezulton se ndonese mjeti qe perdorte Ndoji nuk ishte ne emer te tij por nje te njohuri, siguracionin e makinës e ka prere bashkeshortja e prokurorit prej disa muajsh.
Ndërkohë dhjetra kamera sigurie të administruara në zonë para dhe pas atentatit po zbardhen nga specialistet e Krimeve të Rënda në policine e shtetit.
Edhe kane kaluar 3 ditë nga ngjarja, hetuesit nuk kane mundur te marrin deshmine e te plagosurit Aleksander Laho i cila ka marre demtime ne nofull. Por sipas burimeve, po shikohet mundesia qe shpjegimet e tij te merren me shkrim.