Modelja Kejvina Kthella i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda për kthimin e celularit të saj që iu sekeuestrua nga ana e organit të akzuës.

 

Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

 

Modelja e njohur rezultoi se kishte njohje me Redjan Rrajën personin e arrestuar si njëri prej atentatorëve të dyshuar.

 

Pas arrestimit të Rrajës, policia konstatoi se ai kishte komunikim të vazhdueshëm me Kthellën dhe për këtë arsye ajo është marrë në pyetje nga ana e organit të akuzës.

 

Kërkesa e modeles mësohet se do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

 

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoja, dhe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, ndërsa humbi jetën pak ditë më vonë Andi Maloku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *