Gjykata e Elbasanit ka rikomunikuar masën e arrestit me burg për Florenc Çapjan, Etien Çanin dhe Ervis Bardhin.

 

Nën drejtimin e gjyqtares Miranda Cekrezi seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

 

Florenc Çapja akuzohet nga prokuria për ngjarjen e ndodhur në 30 janar të vitit 2006 ku u plagos në sy të familjarëve ish-polici Fadil Mema.

 

Edhe pse Florenc Çapja u shoqërua disa herë në polici për këtë ngjarje, në asnjë moment nuk u pre një urdhër arresti ndaj tij pasi ka pasur mungesë provash.

 

Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i ish-efektivit, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapjes, xhaxhait të Florenc Çapajt. Vrasje që nisi dhe sagën e hakamrrjes dhe një sërë vrasjesh në Elbasan.

 

Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete.

Ngjarja ndodhi pranë banesës ku Mema jetonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

 

Ndërkohë masa e arrestit për Florenc Çapjan është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në vitin 2006, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të tjera për të verifikuar nëse ai është I përfshirë në vrasjen e Memës në Itali apo jo.

 

Etien Çanin dhe Ervis Bardhi akuzohen gjithashtu si bashkepunetore ne krim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *