Subscribe

Viktor Marku, i dyshuar si autori i vrasjes së Hekuran Billës, u arrestua në Tuz të Malit të Zi këtë të premte. Ai dyshohet se ka kryer atentantin ndaj Billës një javë më parë tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Policia dyshon për të pasi vëllai i tij u vra në vitin 2006 në Angli nga Billa. Pista më e fortë e hetimit të efektivëve është ajo e hakmarrjes.

Blutë e Tiranës tentuan ta merrin në pyetje Viktor Markun,  vëllanë e Prel Markut. Por gjatë kontrolleve të kreyra në banesën e Markut, policia nuk gjeti në banesë. Policia e shpalli në kërkim si të dyshuar për atentantin ndaj Billës.

Hekuran Billa ishte ekstraduar në Shqipëri dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, por ai u lirua pas disa vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *