Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë, ku iu vu tritol makinës së biznesmenit Gjon.M, i cili mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e shpërthimit.

Policia ka vënë në pranga tre të dyshuar të ngjarjes: Gj.C, 42 vjeç, E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.

42-vjeçari I arrestuar ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *