Personi që shikoni në foto është Gëzim Sala, me pozicion drejtor i Shërbimeve Mbështëse pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Sala është pikërisht personi që ka rekrutuar Muçi Shaljanin brenda strukturës së AMP duke shkelur të gjitha ligjet dhe afatet e parashikuara.
Lexo edhe :
Related Posts
Ky ka qenë konkluzioni i hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, e cila i ka bërë kërkesë Gjykatës dhe kjo e fundit ka vendosur pezullimin e Gëzim Salës nga puna si drejtor në AMP, shoqëruar me masën tjetër atë të ndalimit të daljes së tij jashtë shtetit, pasi ka dyshime se mund të arratiset.
Sipas organit të hetimit, Gëzim Sala ka lejuar punësimin e Muçi Shaljanit si agjent pranë AMP vetëm 6 ditë pas kërkesës që ai kishte paraqitur pranë këtij institucioni. Në shkresën e miratimit, Sala argumentonte se punësimi i Muçi Shaljanit duhet bërë me urgjencë për nevoja pune.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta se rekrutimi i Muçi Shaljanit në AMP, nuk ka qenë rastësor, por është bërë me qëllime të tjera që nuk kanë të bëjnë me profesionin, për t’ju shërbyer grupeve kriminale.
Edhe pse viktima njihet për kontaktet e tij me botën e krimit, kjo nuk e ka penguar që të punësohej pranë këtij institucioni.
Madje dyshohet se për këtë qëllim është gjetur ekzaktësisht edhe funksioni që iu dha, dhe që kishte të bënte me vëzhgimin.
Ndërkohë që drejtori Sala vijonte të ishte në detyrë dhe siglonte çdo shkresë, madje edhe për veprime hetimore të prokurorisë për punonjës të policisë gjë që pengonte edhe hetimet që kishin nisur ndaj tij.
Muçi Shaljani është një nga viktimat e masakrës së atentatit në Rinas. Ai u masakrua me breshëri plumbash së bashku me shokun e tij Gilmando Dani, sapo ishin kthyer nga Spanja. Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe atentati ndaj tyre dyshohet se u bë për shkak të përplasjeve të bandave kriminale.






