Subscribe

I riu përleshet me grabitësin, plagoset pronari i argjendarisë

 

Një tentativë grabitje për pak sa nuk përfundoi me viktima.

 

22-vjeçari Vangjel Kashara pronar i një argjendarie në rrugën e Dibrës fare pranë medresesë, u përlesh me autorin e grabitjes, por mori një plumb fare pranë qafës.

 

Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se autori hyri në ambientet e argjendarisë i pamaskuar, ndërsa nën kërcënimin armës kërkoi para. Këtu hasi në rezistencën e Kasharës e në ikje e sipër jashtë ambienteve të biznesit, qëlloi 22-vjeçarin që e ndiqte nga pas.

 

Në biznes u sekuestruan dhe disa kamera sigurie, ndërsa agresori mësohet se ka vepruar i vetëm dhe u largua në rrugicat pas pallateve.

 

Burime pranë policisë thanë se ngjarja e rëndë nuk është e para për familjen Kashara. Në 1997 në një tjetër tentativë grabitje të argjendarisë së familjes mbeti e vrarë e ëma e Vangjelit, Flutura Kashara. Në atë kohë krimin i rëndë mbeti pa autor, ndërsa e njëjta skenë u ripërsërit mesditën e kësaj të hëne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *