Subscribe

Plagoset me armë zjarri në qytetin e Vlorës, Marion Mitro, i cili ka qënë pjesë e “Bandës së tritolit”.

Mitro ka shkuar I plagosur në spitalin e Vlorës rreth orës 10:00, I plagosur me armë zjarri po në rrethana ende të paqarta.

Policia në njoftimin paraprak sqaron se në aksin rrugor Vlorë-Selenicë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes

 

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Julian Sinanaj, I penduari I bandës së tritolit, në dëshminë e tij përpara hetuesve ka treguar se Marion Mitro, i ka kërkuar përgatitjen e një eksplozivi C4 dhe se ai brenda 20 apo 30 minutave ja ka bërë një gjë të tillë, kundrejt shumës 20 mijë euro. Më pas Mitro është kujdesur vetë për montimin e saj poshtë makinës së prefektit të Vlorës, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer, por është zbuluar nga një efektiv i Gardës së Republikës në oborrin e kryeministrisë.

Përvecse I akuzuar se ka porositur disa ngjarje të rënda tek anëtarët e Bandës së Tritolit, Marion Mitro ka qënë pjesë e Bashkisë së Vlorës deri pak vite më parë përpara se të shkarkohej nga detyra e inspektorit të INUV në Vlorë. Vetë Mitro dhe familjaret e tij i kanë kundërshtuar gjithnjë akuzat e pjestareve të tjerë të bandës së tritolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *