Ish-presidenti amerikan, Barack Obama shprehu sot homazhet e tij për viktimat e atentatit të zhvilluar të mërkurën pranë Parlamentit në Londër, duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e Britanisë së Madhe.

 

“Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre në Londër”, shkruan Barack Obama në profilin e tij “Twitter”.

 

“Asnjë akt terrorist nuk mund të godasë forcën dhe qëndrueshmërinë e aleatëve tanë britanikë”, shtoi ish-presidenti demokrat, shumë diskret që prej largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

 

Grupi xhihadist, Shteti Islamik (ISIS) morri sot përsipër këtë sulm që bëri tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

 

Sipas kryeministres Theresa May, “autori i atentatit, që u vra të mërkurën, kishte lindur në Britani të madhe dhe ishte një ekstremist i njohur nga shërbimet sekrete”.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *