Gjykata e Apelit ka ndryshuar këtë të enjtë masën e sigurisë për Ergys Kolaverin i dënuar me 20 vite burg, nga dënimi me burg në arrest shtëpie.

 

Kolaveri është liruar pas 3 vitesh e gjysmë në qelinë e paraburgimit tek 313-a,me vendim nga  gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa.

 

Ergys Kolaveri është i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj hasmit të tij, Gazmir Daçi, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë. Por teksa kanë qëlluar me armë, ku shenjestër ishte Daçi, mbeti i plagosur Lili Dula.

 

Gjithashtu ai akuzohet dhe si autor i dyshuar për atentatin me snajper mbetur në tentativë në vitin 2016, do të ketë mbikëqyrje elektronike dhe policë 24 orë tek dera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *