Subscribe

Biznesmeni Dashamir Gjoka i shpëtoi ketë të mërkure një atentati në Shijak. Ngjarja e rëndë ka ngjallur panik edhe tek kalimtarët në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku Gjoka u sulmua me armë zjarri.

 

Dëshmitarët thanë se autori qëlloi nga një makinë tjetër që po ecte paralel me automjetin e blinduar të Dashamir Gjokës. Burime të policisë thanë se Gjoka ishte ne mjet se bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

 

Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut e menjëherë pasi i shpëtoi atentatit, u paraqit vete në polici për të denoncuar rastin.

 

Agjentet rrethuan vendin e ngjarjes dhe mblodhën provat materiale.

 

Nga hetimet e para rezulton se krimi ka qene i përgatitur më herët, pasi autoret e kane ndjekur Gjoken, duke e qëlluar ne një zonë nga ku mund të largoheshin me shpejtësi.

 

Por biznesmeni u ka shpëtuar plumbave fale makinës se blinduar.

 

Dashamir Gjoka nuk është një emër i panjohur për policinë, ndaj tij ka qene hapur një çështje për pastrim parash, ndërkohë që Prokuroria i ka sekuestruar disa nga pasuritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *