Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të automjetit të biznesmenit Dashamir Gjoka.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”. Në momentin e hapjes së zjarrit në makinë ndodhej biznesmeni se bashku me fëmijët e tij.

 

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar pasi makina ka qenë e blinduar.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat për zbardhjen e këtij atentati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *