Subscribe

Dy vite pas atentantit të trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar një prej autorëve të dyshuar.

 

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se po kërkohet 35-vjeçari Mikael Qosja. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Dhjetor, në Bradashesh, ku viktimë mbetën Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si dhe shtetasi turk, Erdal Duranay. Dyshimet janë se objektiv ka qenë 34-vjeçari Endrit Alibej, për shkak të të kaluarës së tij, i cilësuar si një nga kokat e trafikut të kokainës nga Holanda.

 

Disa vite më parë, së bashku me të vëllain dhe me mbi 20 persona të tjerë shqiptarë, ai u kap nga karabinierët italianë me një sasi të konsiderueshme kokaine, e trafikuar nga Holanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *