Në ndeshjen tjetër Atalanta mundi 2-1 Sassuolon në shtëpi.

Skuadra ku luan dhe futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti, titullar i padiskutueshëm në çdo takim , bëri një lojë të mirë veçanërisht në pjesën e parë .

Fillimish Gosens dhe më vonë Zapakosta tundën rrjetën e Sassuolos çfarë bëri të besosh se fitorja do të ishte shumë e thjeshtë.

Në fundin e pjesës së dytë ishte Berardi që me golin e tij hapi llogaritë e takimit dhe mbajti gjallë shpresat e skuadrës.

Në fraksionin e dytë, situata ndryshoi me miqtë nga sassuolo që provuan gjithçka, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Ndërkaq, në takimin tjetër Bolonja nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Xhenoas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *