Atalanta e Gjimshitit surprizoi mbrëmjen e të shtunës teksa u mund 2-0 në shtëpi nga Verona. Pas atij triumfi ndaj Liverpool, të gjithë prisnin më shumë nga Atalanta, por lodhja fizike u ndje jo pak tek lojtarët bergamaskë .

Edhe pse shumë raste veçanërisht në pjesën e parë, skuadra e Gasperinit  nuk mundi të shfrytëzojë dot duke e treguar disa herë të pasaktë para portës. Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë kaluan në avantazh fillimisht me Veloson dhe pak më Zaccagni që vulosi dhe suksesin përfundimtar të sfidës me rezultatin 2-0. Një humbje kjo që dhemb shumë për Atalantën që nuk fiton prej 3 ndeshjes ndërsa Verona ngjitet në vendin e 6-të me 15 pikë.

Më herët dhe Juventus u ndal nga Benevento në transfertë, duke ndarë vetëm një pikë me skuadrën e drejtuar nga Inzaghi. Pa Ronaldon në fushë, kampionët e Italisë e nisën mirë ndeshjen dhe krijuan disa raste për shënim. Në minutën e 21 gjetën avantazhin me të zakonshmin Morata, i cili pas një aksioni të bukur tundi rrejtën e vendasve. Nga ana tjetër Benevento u kundërpërgjigj me Letician në fund të pjesës së dytë dhe rihapi dhe një herë llogaritë e takimit. Në fraksionin e dytë të lojës, Torinezët provuan diisa herë portën kundërshtare, por kaq nuk mjaftoi për të marrë 3 pikë nga ky takim. Por sikur të mos mjaftohej me kaq, Morata u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndehshjes, duke qenë një mungesë e rëndësishme në javën e ardhshme, kur i pret edhe derbi me Torinon. Pas këtij barazimi Juventus e sheh përsëri veten larg vendit të parë  ndërsa gjendet në vendin e pestë me 17 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *