Subscribe

Astrit Patozi u shpreh në “Quo Vadis” se nuk përcakton dot se me cilat forca politike mund të bëjë koalicion, me argumentin se fillimisht duhet të lexojë vullnetin e sovranit.

Mirëpo, ai nuk e përjashton mundësinë për koalicion me Partinë Socialiste.

“Ne nuk përjashtojmë askënd. Por sot që po flasim, ne jemi vite dritë larg PS-së që po keqqeveris Shqipërinë prej 8 vitesh dhe opozitës së kompromentuar të PD-së dhe LSI-së. Ne nuk mund të bëjmë një koalicion parazgjedhor me këto forca politike. Pra i kemi përcaktuar si kundërshtarët tanë politikë në këto zgjedhje. Pjesën tjetër pastaj, sigurisht që jemi të hapur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *