Subscribe

Volejbolli ende nuk ka një vendim zyrtar lidhur me sezonin e ri. Pauza e gjatë që prej marsit të këtij viti ka ndikuar jo pak në formën fizike të sportistëve që janë akoma në pritje.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit, Albens Vokopola sqaroi se edhe pse ka një muaj që kërkesa është paraqitur, nuk ka një përgjigje nga qeveria

 

ALBENS VOKOPOLA

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I FSHV-së

 

”I kemi bërë një letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe sportit meqenëse varemi nga ata . Këta të fundit e kanë adresuar si kompetent tek Ministria e Shëndetësisë. Në letrën tonë është bërë e qartë pas rifillimit të aktiviteteve të sporteve si futbolli që ka kontakt fizik , pse mos të fillojmë dhe ne ku largësia me njëri-tjetrin është e konsiderueshme”

 

Vokopola nuk la pa përmendur ndeshjet ndërkombëtare që i presin skuadrat  e që për fatin e keq nuk mund të zhvillohen në Shqipëri.

 

ALBENS VOKOPOLA / SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I FSHV-SË

 

” Në kuadrin e  ndeshjeve ndërkombëtare , në Champions kemi skuadrën e Erzenin Por për fatin e keq në formulën që ka zgjedhur Federata Europiane ishte në grup me një ekip të Kroacisë dhe një ekip të Hungarisë dhe ndeshjet do të bëheshin në të tria vendet, duke qenë se ne nuk kemi akoma një vendim , në Shqipëri nuk mund ti zhvillojmë.

 

Ndërsa lajmi i mirë është Kupa e Përbashkët që është arritur  mes Kosovës dhe Shqipërisë ku në fund do të shpallet një fitues.

 

ALBENS VOKOPOLA

 

” Kemi kohë që e kemi diskutuar diçka të tillë. Këtu bëhet fjalë që në shkurt  por më pas pandemia ndali gjithçka. Ndërkohë Pak ditë më  parë e bëmë dhe zyrtare. Do të marrin pjesë skuadrat si të Kosovës si tonat dhe në fund do shpallet një fitues. Tani për tani shpresoj që të gjithë ti kthehemi normalitetit”

 

 

Sezoni i Volejbollit është ndërprerë në  mars të këtij vit. Ndërsa fituesit u vendosën në bazë të klasifikimit, Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *