Subscribe

Per here te pare qe prej nisjes se protestës se opozitës, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar presidentin e republikës Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar ne mesdite e ka zgjatur vetëm pak minuta. Te dy protagonistet kane shmangur komentet per çështjet e diskutuara, por ky takim vjen pas atij te kryetarit te kuvendit Ilir Meta me Nishanin, qe u zhvillua mbrëmjen e se mërkurës.

 

Pas daljes nga presidenca, lideri i opozitës Basha zhvilloi nje takim edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas te cilit theksoi se qëndrimi i Partisë Demokratike do te jete i njëjte, edhe ne rast se ndryshon Kodi Elektoral edhe ne rast se vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme, per shkak te moszgjedhjes se Presidentit te Republikës.

 

Me herët Basha takoi edhe krerët e partisë ne rrethe me te cilët diskutoi rreth protestës se Kavajës. Për mosbindjen civile foli ne çadrën e protestës edhe ish-kreu i PD Sali Berisha.

 

Berisha ka theksuar se opozita nuk do te tërhiqet nga beteja per votën e lire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *