Njësoj si presidenti Ilir Meta, edhe zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi nuk i ndal mesazhet dhe thirrjet për tubimin e 2 marsit. Në një postim në “Facebook”, Blushi u shpreh i bindur se Presidenca nuk do të tërhiqet. Sipas tij, në 2 mars është koha për të “vrarë” grushtin e shtetit.

 

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA! ?? #PërKushtetutën #PërShqipërinë.”

 

Këtë të shtunë Ilir Meta postoi në rrjetet sociale foton kur u betua mbi Kushtetutë si President i Republikës. Ai u kërkoi shqiptarëve që të bashkohen me të më flamuj kuq e zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *