Lulzim Basha nuk do te bashkepunoje me PS as per reformen zgjedhore. Gjate takimeve me strukturat e Partise Demokratike ne Lushnje, Divjake e Patos, Basha ka deklaruar se qellimi i tij eshte çuarja e vendit drejt zgjedhjeve te parakohshme.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë.”

 

Basha ka sulmuar ashper rivalet brenda PD, duke deklaruar se ata po i sherbejne Edi Rames.

 

“Modeli ynë ka triumfuar. Ata që na kritikojnë sepse vazhdojmë të tregojmë me gisht modelin e kriminalizimit të kundërshtarit tonë, të shkrirjes të pushtetit me partinë, ata që na konsiderojnë demode, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shërbimin më të drejtpërdrejt të kundërshtarit tonë. Ata duhen injoruar, duhen përbuzur dhe duhen lënë në mjerimin e tyre personal. Sepse lufta totale kundër demokracisë, kërkon që e gjithë vëmendja jonë të jetë ndaj armikut numër një të demokracisë, armikut numër një të mirëqenies të shqiptarëve që është regjimi i Edi Ramës i dal nga tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve më 25 prill.”

 

Kandidatja per kryetare e PD-se, Edith Harxhi, e shoqeruar nga kryetari i Keshillit Kombetar, Bujar Nishani kane takuar demokratet e Tropojes e Kukesit, duke kerkuar voten e tyre per ndryshimin e Partise Demokratike.

 

Nishani ka vene ne dukje se gara eshte e pabarabarte, duke theksuar se ish-kreu i PD, Ibsen Elezi nuk iu lejua kandidimi per asnje arsye statutore.

 

BUJAR NISHANI

KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

“Nuk eshte nje gare e drejte, por e imponuar me urgjence pa rregulla te barabarta. Ka qene turp mos lejimi i kandidimit te Ibsen Elelzit ne sot nuk i dime arsyet se pse Ibseni nuk u lejua ta provoj.”

 

EDIT HARXHI

KANDIDATE PER KRYETAR, PD

“Ne synojme bashkimin e te gjitha vlerave dhe kontributeve te te gjitja kohrave te PD. Nese ne vazhdojme keshtu, PD do perfundoje si Lidhja Demokratike e Kosoves.”

 

Harxhi ka premtuar se pavaresisht rezultatit te 13 qershorit, grupimi per PD do te vazhdoje betejen per reformimin e partise.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *