Subscribe

Kryeministri Rama shfrytëzoi konferencen e fundvitit për ti bërë apel Prokuroreve të SPAK që të godasin korrupsionin pavarësisht ngjyres politike që ka, majtas ose djathtas.

 

 “Inkurajoj të mos shohin as majtas as djathtas. Dua të rikonfirmoj që kur e kemi nisur reformën në drejtësi, shumë besonin se nuk do ia dilnin. Bindja ime ka qenë se një gjëje që i ka ardhur koha, asgjë nuk i del para dhe nëse ka diçka me një vlerë të rëndëishme historike për sa kohë kam për të bërë këtë detyrë kaq të lartë, është hedhja e bazave për një drejtësi të drejtë. Cilidoqoftë në këtë pjesë të kampit ku unë jam në krye ka llogari të hapura për t’i trajtuar me drejtësinë është e qartë që për aq kohë sa llogaritë nuk janë mbyllur me drejtësinë, nuk ka punë me ne. Shumë kush e trajton këtë pjesë si diçka që duhet të shqetësohem, ështe e kundërta, inkurajohem dhe inkurajoj prokurorët të bëjnë punën pa rezerva. Askush s’mund të fshihet pas logos së PS. PS  nuk mund të bëhet zyrë avokatie për asnjë” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *