Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka bere nje zotim sa i perket te gjithe atyre familjeve qe sot jetojne ne çadra, pasi shembjes se banesave nga tërmeti shkatërrimtar.

Ne vigjilje te dates 31 dhjetor 2020 te gjithë ata banore qe sot jetojnë ne çadra ne zonat rurale, behet fjale per afro 4 mije banesa, do te kene çelësat e shtepise se re. Ketu do te jemi dhe do te flasim serisht per kete çështje ndaj mbajini ne arkivat tuaja.

Ndersa  viti 2021 do te jete koha kur kategoria tjetër e familjeve te prekura do te sistemohen ne apartamente. Kreu i qeverise prezantoi modelet e banesave qe do te ndërtohen ne fshatra. Sipas tij ato jane me material cilësore dhe do ti rezistojnë nje termti 9 balle.

Sipas qeverise, qytetaret qe kane deme minimale deri ne mesatare do te përfitojnë para ne dore, sipas nivelit te demit.

Ne cdo rast qeveria kompenson 50% te vlerës se demit. Ndersa ka dhe nje kategorizim te sipërfaqes qe do te perfitojne ne varësi edhe te numri te anëtareve te familjes.

I gjithe procesi i rindërtimit do te shtrihet ne rreth 400 ha dhe ne 26 zona zhvillimi.

Do te ndërtohen 7981 shtepi kolektive ndersa 806 banesa individuale. Ne nje sipërfaqe ndertimi prej 180 mije metra katror. Montimi i shtëpive do te zgjasë 30 dite. –tha Elva Margariti, ministre e kulturës.

Rindërtimit pritet te nise ne pranvere, pas përfundimit edhe te tenderit per modelin e banesave qe do te ndërtohen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *