Subscribe

Në mënyrë të përsëritur, ashensorët në pallate bëhen vendngjarje për policinë, për shkak të shkëputjes së tyre, duke lënë njerëz të lënduar dhe duke shkaktuar edhe viktima. Por çfarë e cenon sigurinë teknike të një ashensori?

 

I gjithë problemi, sipas Isidor Kotit, që administron disa pallate në kryeqytet, nis që te mungesa e certifikatës së sigurisë. Një ashensor duhet të kolaudohet nga kompanitë private mirëmbajtëse, të cilat janë nën varësinë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, për të kuptuar që ai është i sigurt.

 

Më pas, kontrolli i sigurisë duhet të jetë periodik çdo 1 muaj, po nga e njëjta kompani që ka lëshuar certifikatën, ndërsa ISHMT-ja duhet të kryejë inspektime në terren.

 

ISIDOR KOTI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Zgjidhja nuk është individuale, por duhen lehtësuar procedurat e certifikimti spxe në momentin që nj ashensor certifikohet, duhet doemos që zinxhiri nga ISHMT deri te administrator të jetë funksional. Çdo muaj, siç duhet të ndodhë rregullisht kontrolli i ashensorit, ka një libër shërbimi dhe I delegohet edhe ISHMT dhe ajo vëzhgon janë kryer apo jo veprimet. Ne jemi akoma te certifikimi.”

 

Në disa raste, sipas administratorëve, pengesë për certifikimin e ashensorëve bëhen edhe vetë banorët prej kostove financiare.

 

ISIDOR KOTI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Këtu fillon problem finaniar, banorët duhet të jenë më të angazhuar dhe të interesuar, të kërkojnë llogari se çfarë po ndodh me ashensorin, a paguhet apo jo, a janë kryer shërbimet apo jo. Certifikimi i ashensorit duhet të bëhet që në gjenezë. Kjo ndodh në pallatet e reja, por çfarë ndodh me 4 mijë pallatet e tjerë të bvjetër në Tiranë apo për të mos folur në rrethe pastaj. Këto ashënseorë duhet të merret masë ligjore e domosdoshme që të lehtësohen edhe juridikisht, edhe financiarisht, ka një kosto të lartë koaludimi I ashensorit dhe banori, veç pagesës mujore për mirëmbajtjen, duhet paguar edhe shtesë për certifikimin.”

 

Gjatë vitit 2021 Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer 336 kontrolle për sigurinë e ashensorëve dhe nga këto raste, ka vënë vetëm 32 gjoba.

ISHMT ankohet në raportet vjetore për mungesë automjetesh për të kryer inspektime, mangësi pajisjesh dhe aparaturash apo për stafe të patrajnuara për të inspektuar në terren dhe për të kuptuar problemet teknike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *