Subscribe

Ndonëse ishte programuar për të filluar punë në orën 16:00, Asambleja e Kombëtare e PS nisi gati 60 minuta më vonesë.

Kryeministri Rama me të marrë fjalën u kujdes që ta justifikonte këtë vonesë duke pohuar se ai kishte pasur në këtë orar një telefonate të gjatë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më pas në fjalën e tij Rama u ndal tek zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai tha se ky process pati edhe kulmin e përplasjeve politike ne vend.

Shba dhe BE tha Rama, ishin në krah të qytetareve shqiptarë në mbrojtje të demokracisë në 30 qershor.

Kreu I qeverisë pohoi se ndonëse 30 qershori u zhvillua dhe kaloi paqësisht, plaga mbetet ende e hapur.

 

“Në 30 qershor, fitoi shteti mbi të gjitha por edhe qytetaria dhe shpresa. Në 30 qershor fituan  qytetarët edhe për ne. Shqipëria në këtë datë u lëkund por nuk u rrëzua. Nuk do të harrojmë kurrë rolin e aleatëve tanëndërkombëtar në këtë process. Një grup politikanesh donin të merrninm peng zgjedhjet e 30 qershorit por nuk ia dolën dot. Sot Shqipëria ka shpëtuar nga makthi I gjysmës s ëparë të vitit”.

 

Edi Rama edhe njehere riperseriti në Asamblenë kombëtare të PS gatishmerine e tij per tu ulur ne tryze me opoziten dhe per te gjetur paqen politike, por me nje vije te kuqe e cila sipas tij eshte reforma ne drejtesi.

 

Ne fjalen e tij para ketij organi te rendesishem te partise,  Rama ishte i ashper me te tijte dhe nuk kurseu edhe kritikat per nivelin e sherbimit ndaj qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *