“HTC 11 U” do të jetë telefoni më i mirë i kompanisë për 2017-ën.

 

Të paktën kjo është ajo që pretendojnë ekspertë shumë pranë kompanisë HTC, që së fundi njoftoi se ky prototip telefoni do të ketë një ekran 5.5 inch dhe do të dalë në shitje më 16 maj.

 

Ky model do të vijë në 5 ngjyra dhe një procesor “Qualcomm Snapdragon 835”.

 

Ajo që e bën më special këto telefona është se kamera ballore do të jetë 16 megapixel, më e madhe se ajo e pasme 12-megapixel. Kjo duke parë dhe trendin në rritje për selfie.

 

Telefoni do të jetë me dy memorie 64GB dhe 128GB , me mundësi shtese përmes kartës microSD.

 

Ndërkaq gërma “U” përfshin telefonin në familjen e rangut të lartë të HTC së bashku me U Ultra dhe U Play.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *