Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të shoqërisë civile udhëtuan këtë të hënë drejt Kukësit për të mbledhur firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend, siç ishte.

Plani i tyre është që mbledhja e firmave të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Neritan Liçaj ishte i ashpër në gjuhën që përdori kur ju drejtua qytetarëve kuksianë.

“Ju kanë mësuar të luftoni serbin, çdo vështirësi. Jetën nuk e kemi prej politikës, por prej prirjeve, fisit, familjes e gjakut. Sa kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët nuk ka lindur ai bir qeni të na mposhtë. Të gjithë po vuajmë nga abuziviteti dhe korrupsioni.”

Ndërsa regjisori Robert Budina zbuloi se cili është plani i artistëve për të vijuar protestat. Sipas tij, pasi të mblidhen firmat tek të gjitha qytetet, do të ketë një marshim të madh tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigant në Dëshmorët e Kombit për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *