Subscribe

30 artistë të huaj, emrat më të mirë të JAZZ-it në botë, mbërrijnë në Shqipëri për të sjellë jo vetëm muzikë të mirë, por edhe diçka më shumë nga kultura e tyre.

 

Në këtë edicion të gjashtë, mbërrijnë në Shqipëri 10 grupe që rrëfejnë kultura të ndryshme, pasi ky nuk do të jetë një festival i JAZZ-it klasik, por një lloj muzike ku elementë muzikorë nga çdo kulturë ndërthuren jo vetëm me jazin, por edhe me ushqimin apo pijet që do të konsumohen gjatë eventit.

 

Ky festival ka një publik të zgjedhur e besnik, që çdo vit ka ardhur duke u shtuar, ndaj edhe motivet për ta zgjeruar rrugëtimin e JAZZ-it kane tejkaluar Tiranën e Shkodrën, që kanë një traditë në të tilla evente.

 

Festivali ndërkombëtar i JAZZ-it në Shqipëri merr jetë mbrëmjen e së martës në Tiranë, për të rrugëtuar me një seri koncertesh deri më 26 korrik edhe në Vlorë, Shkodër, Korçë e Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *