Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar tubimin e radhës në qytetin e Lezhës.

Ndalesa e radhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u zhvillua përballë Pallatit të Kulturës në turin kombëtar të mbledhjes së firmave të qytetarëve për rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar siç ishte ai që u shemb.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestën e zhvilluar pranë Pallatit të Kultures ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI.

Nga Lezha, regjisori Robert Budina tha kanë shkuar në vendin e Besëlidhjes për të lidhur besën me qytetarët për të rikthyer dinjitetin e të gjithëve.

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysmë.”

Pak ditë më parë ai paralajmëwroi se sapo të përfundojë mbledhja e firmave do të mbahet një tubim gjigant në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *