Subscribe

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (grupi zyrtar) padit në SPAK, kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Padia në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion për Veliajn është bërë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me projektin e Teatrit Kombëtar.

Njëkohësisht me Veliajn, për të njëjtje cështje dhe me të njëjtat akuza, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK edhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku.


13 artiste qe kane firmosur kete padi i kërkojnë SPAK-ut të hetojë ndryshimet që u bënë muajt e fundit rreth projektit të ndërtimit të teatrit të ri nga nje kompani private.

Në fund të muajit shkurt Bashkia e Tiranës njoftoi ndryshimin e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ndryshe nga plani fillestar për ndërtimin e një Teatri të ri nga një investitor privat dhe me koncesion, Bashkia e Tiranës bëri të ditur se godina e re e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet me fonde buxhetore.

Kjo ishtë në fakt një fitore e vogel e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit e cila protestoi për më shumë se 2 vjet kundër projektit të parë që parashikonte ndërtimin e godinës nga një kompani private.

Artistet ne padine e tyre thone se ka dyshime qe Bashkia Tiranë mund t’i shkaktoje shtetit një dëm prej afro 300 milionë eurosh. Kjo, thuhet ne padi, gjithnje nese del se Bashkia e Tiranes është tërhequr nga projekti dhe kompania private do ta hedhë në gjyq ndërkombëtar.

Po ashtu grupi i artisteve qe eshte pjese e Aleances per Mbrojtjene Teatrit, kerkojne nga SPAK qe te kete transparence mbi gjithcka ndodhi ne kete kohe me garen per tenderin e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *