Ndonëse është prej vitesh pjesë e këtij institucioni, këtë të enjte Arta Vorpi është futur me një tjetër status në godinen e Gjykates Kushtetuese.

Pasi u betua para noteres Miranda Xhemalce, si anëtarë e Gjykatës Kushtetuesë, Vorpsi ka mbërritur rreth orës 10:50 në ambjentet e këtij institucioni, si anëtarja më e re e kësaj Gjykate.

Deri më tani, Arta Vorpsi kishte mbajtur postin e Këshilltares në Kushtetuese, përpara se të aplikonte si kandidate dhe të klasifikohej e para në radhën e atyre kandidateve që morën më shumë pikë në rënditjen e KED.

Emri i saj përplasi fort KED dhe qeverinë nga njeri krah dhe Metën në anën tjetër I cili kishte preferuar të dekretonte Marsida Xhaferllarin si anëtarë e Kushtetueses, vendim të cilin e publikoi ditën e mërkurë në mbrëmje.

Por pavarësisht lëvizjes së Metës, Vorpsi te merkuren eshte  paraqitur tek një notere duke u betuar si anëtarë e Kushtetueses bazuar mbi një vendim të KED të datës 21 shtator që e caktonte të parën në listë mbi bazën e kritereve të kandidateve.

Ndërkohe mazhoranca e ka akuzuar Metën se po kërkon ti bëjë qoken Enkelejd Alibeajt duke tentuar të cojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e tij Marsida Xhafërllari e cila ishte e katërta në listën e KED pas Arta Vorpsit, Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgjit ( keto dy te fundit te emeruara nga parlamenti).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *