Subscribe

Kalimi ne pedonalen e Tiranës, nen tingujt e muzikës, nuk përbën asgjë te pazakonte gjate këtyre ditëve pranverore.

 

Fabio Stoli është një nga vizitorët më besnik të kësaj rruge. Dashurinë dhe pasionin për muzikën, ai e ndan me qindra qytetarë që kalojnë në këtë zonë.

 

Fabio Stoli: Duhet te ketë qene viti 2011, kur unë sapo kisha filluar te mësoja kitarën. Kemi qene kolege te ndryshëm qe kemi bere këtë lloj arti ne rruge. Mirëpo tani jam pothuajse duke luajtur vetëm të dyja instrumentet.

 

24 vjeçari nuk bën vetëm art: ai ka zgjedhur që përmes tij të sigurojë edhe ardhura.

 

“Arsyeja kryesore përveç faktit te sigurimit te te ardhurave ndërkohë qe unë vijoj studimet është edhe kënaqësia qe te jep kur ti luan dhe bën muzikë për te tjerët. Ne momentin qe shoh qe dikush kënaqet me atë qe unë bej, është e mrekullueshme”.

 

Dashuritë e mëdha lindin që në fëmijëri, dhe e tille ka qenë edhe ajo e Fabios për muzikën, duke bere pjesë të jetës së tij, 3 instrumente muzikore.

 

“Unë fillova studimet ne moshën 6 vjeçare fillimisht për violine e me pas ne gjimnaz ndryshova degën e fillova studimet për fagot dhe nuk e lash pas dore violinën dhe kitarën qe e mësova ne mënyrë autodidakte. Këto te dyja janë një kombinim perfekt”.

 

Fabio synon që një ditë arti i tij të kalojë nga rruga, tek orkestrat profesionale.

 

“Ëndrra ime me e madhe është qe një dite pasi te mbaroj studimet është te jem pjese e një orkestre simfonike. Dua shume te jem pjese e një orkestre ne vendin tone, pasi dua te kontribuoj sadopak për vendin, mire por jetës nuk i dihet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *