Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ndalur në Vaun e Dejës, në një bashkëbisedim me disa të rinj të këtij qyteti rreth problemeve që i shqetësojnë. Basha tha se problemet me arsimin janë shkak i mos trajtimit dinjitoze të arsimtarëve dhe keqpërdorimit të fondeve për këtë sektor.

 

Gjëja e parë që do të korrigjojmë  është që ne do t’i kthejmë dinjitetin arsimtarëve shqiptarë duke ju rritur pagat dhe duke ju bërë të mundur që ata detyrën e tyre që është e dyta më e shenjta pas prindit ta kryejnë me dinjitet dhe me përgjegjësi maksimale. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të flasim pastaj për hapat e tjerë, ku hapi i dytë është infrastruktura fizike. Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion

 

Ai tha se plani i partisë demokratike parashikon rritje pagash, rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.

 

Në fushën e arsimit do të sjellim në radhë të parë, rritjen e pagave për pedagogët, për mësuesit dhe për arsimtarët duke përfshirë dhe pedagogët e universiteteve. Do të sjelli shtrirjen e orarit mësimor deri në orën katër që është orari i përfundimit të punës për prindërit, nuk do të bëhet menjëherë në të gjithë vendin po do të fillojë në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, aty ku siç e shpjegove fare mirë ti hendeku me qytet e mëdha është rritur. Aty do të fillojmë të investojmë që shkollat të kthehen në tempuj të dijes, të formimit, të kulturës, të sportit dhe kjo do të kërkojë në radhë të parë rekrutimin e më shumë mësuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *