Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas emërimit të deputetes Evis Kushi në krye të Ministrisë së Arsimit.

Në një postim në “Facebook”, Vokshi shkruan se në 7 muajt e mbetur deri në prill, ministrja e re ka 2 detyra në të cilat “paraardhëset e saj kanë dështuar”:

“1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.  2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje. Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete.”

Për Vokshin, shkollat sot janë në gjendje të keqe, pasi, sipas saj, nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë infrastrukturë të degraduar.

“A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës? Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!  Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin.  Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.  – Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e cuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.  – Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm. – Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla. – Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *