Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga e shtuna në aksin “Mbikalimi Kasharit-Rinas” tek kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente.

 

Sipas ARRSH, nga ora 09:00 deri në 17:00 në këto dy kryqëzime trafiku do të devijohet me një kalim.

 

“Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.  Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.  Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *