Më në fund “tym i bardhe”. Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votimin më shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet zgjedhore do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Nderkohe nuk ka pasur nje marreveshje per depolitizimin e administrates zgjedhore dhe palet kane rene qe ky proces te realizohet pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2021.

Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

Megjithate ambasadat e rëndësishme në Tiranë gjatë ditëve të fundit kanë ushtruar “presion” të vazhdueshëm dhe kanë negociuar me orë të tëra mes palëve që të kishim një marrëveshje të gjithëpranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *