Për ekzekutimin mafioz të Hekuran Billës duket se është dashur pjesëmarrja e katër personave.

Përveç Viktor Markut, Sebastian Malit dhe Adjola Lakrës, policia ka vënë në pranga këtë të martë edhe 33-vjeçarin Gj. Pusi.

Ai është arrestuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i riu ka qenë duke drejtuar makinën nga ku u qëllua biznesmeni Billa.

Ky i fundit dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje për shkak të një vrasjeje që ka kryer në Angli në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *