Një punonjës policie është arrestuar nga SHÇBA në Laç, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Në pranga përfundoi Nikolin Gjergji, 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

 

Kallëzimi për “dhunë në familje” u krye nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

 

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *