Një nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre.  60 vjecari me iniciale E.R, ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Po ashtu u prangos edhe shtetasi A.Ç., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019.

Ndërkoi filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *